Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për shpifjet që AAK gjoja ka bërë për bisedime sekrete me Serbinë.

Duke mohuar takimet sekrete me Serbinë, ai tha se me Serbinë do të bisedohet vetëm si dy shtete të barabarta dhe për çështje që kanë të bëjnë për të dyja shtetet.

Kryeministri Thaçi tha se Kosova sërish do ta mundë Serbinë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel