Spanjë, demi i tërbuar plagos 40 spektatorë
19/08/2010 12:10
Një dem ka kapërcyer barrierat mbrojtëse duke u hedhur mbi spektarorët gjatë një konkurimi toreadoresh, traditë e vjetër spanjolle kjo.
Për pasojë janë plagosur 40 vetë mes tyre një femijë që është në gjendje te rende shendetesore.
Pamjet televizive tregojnë demin ndërsa kërcen “callejon”, korridorin që ndodhet përreth arenës dhe që ka një mbrojtje druri.
Kafsha shkoi e coroditur drejt publikut dhe pasi sulmoi disa spektatorë u bllokua të lëvizë.
Top Channel