Kosovë, këshiltari i Serbisë sfidon Prishtinën

19/08/2010 20:05

Një prej zyrtarëve të qeverisë serbe, këshilltar i Ministrisë për Kosovën, ka hyrë në territorin e shtetit të ri, duke mos marrë parasysh vendimin e qeverisë që ndalon hyrjen.

Për të shmangur dëbimin në kufi, ai deklaroi se po bënte vizitë private meqenëse ështe nga Gjilani.

Dragan Petkovic këshilltar në Ministrine serbe për Kosovën u ndalua mëngjesin e sotëm dhe ai u shoqërua drejt Merdares, por gjatë rrugës deklaroi se vizita e tij është e natyres private dhe kjo gjë e detyroi policine e shtetit të ndryshojë qëndrim dhe ta lejojë atë të shkojë për në destiunacionin e deklaruar.

Top Channel