Edhe një person tjetër ka humbur jeten në veri të Greqisë nga virusi i Nilit.

Eshte viktima e peste qe humb jeten nga encefaliti,semundje qe shkaktohet nga pickimi i mushkonjave te infektuara me kete virus.Ne dy ditet e fundit jane regjistruar 17 raste te reja dhe numri i te prekurve ka shkuar ne 77.

Sipas Qendres se Parandalimit dhe Kurimit te Semundjeve Infektive rritja e nurmit te te prekurve do te vazhdoje deri ne fund te muajit shtator kur do te zhduken edhe mushkonjat ne zonat e Greqise Veriore.

Ministria greke e Shendetsise u ka dhene akoma 300000 euro organeve lokale per sperkatje me pesticide ne qytetet e Selanikut,Verias,Larises,Kilkizit dhe Kozanit.

Top Channel