Deklarata për pavarësinë, Sejdiu: Eshtë e pavlefshme

19/08/2010 14:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi sot se është e pavlerë deklarata e cila ka qarkulluar ditët e fundit për mundësinë e shpalljes së pavarësisë së veriut nga serbët e asaj pjese.

Këto komente ai i bëri gjatë qëndrimit në komunën e re të Parteshit, ku mori pjesë në inaugurimin e strukturave udhëheqëse të komunës serbe.

Presidenti i vendit, sipas Telegraf, vlerësoi se kjo letër është joserioze dhe si e tillë nuk ia vlen të merren me të.

Top Channel