Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic i ka thënë BBC-së se ai do ta respektojë vendimin e qeverisë së Prishtinës për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Bogdanovic, që kishte planifikuar të vizitonte sot njërën nga enklavat serbe, është detyruar te anuloje takimin me banorët e fshatit Prilluzhë. “Nuk dua te hedh asnje hap qe do te perkeqesonte me tej situaten e renduar ne Kosove”, eshte shprehur ministri.

Ai e ka cilësuar urdhëresën e qeverisë së Kosovës si provokim të radhës për serbët. Qeveria e Prishtines e arsyetoi vendimin e saj me mosrespektimin e formatit të vizitave nga ana e zyrtarëve serbë, duke i shfrytëzuar ato edhe për qëllime politike.

Top Channel