Ministri i Brendshëm kosovar Bajram Rexhepi ka konfirmuar se për shkak të kundërshtimit të pesë shteteve anëtare të Bashkimit Europian, Kosova nuk do ketë një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave.

Por, sipas tij, do t’i jepet një strategji e veçantë.

“Ky ndërrim i titullit është për shkak të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kemi garanci të plota se benefitet që dalin nga ky udhërrëfyes apo kjo strategji për liberalizimin e vizave do të jenë të njëjta”, është shprehur Rexhepi.  

Top Channel