Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Peter Feith, duke e njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do t`i lejojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, për shkak të provokimeve politike që janë shkaktuar nga këto vizita deri më tani.

Në letër, të cilës i referohet edhe Telegraf, Thaçi ka njoftuar se Goran Bogdanovicit nuk do t`i lejohet vizita në Kosovë, e kërkuar për në datën 19 gusht.

“Kam vendosur të pezulloj të gjitha kërkesat tjera të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë që planifikojnë të vizitojnë Kosovën, për shkak të dështimit të tyre të vazhdueshëm që të veprojnë në bazë të rregullave dhe procedurave për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kreu i qeverisë së Kosovës.

Top Channel