Tel Aviv, zv/konsullli turk u kërcënua nga një palestinez

18/08/2010 09:55

Zbardhet incidenti i ndodhur dje në ambasadën turke në Tel Aviv ku një person hyri duke kërcënuar punonjësit dhe diplomatët.

Sipas Ankarasë, ai kërkonte azil politik në Turqi, duke kërcënuar se do të merrte peng zv/konsullin. Pas 7 orësh ai është dorëzuar dhe sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Nadim Injaz, një palestinez që 4 vjet më parë tentoi të hynte në të njëjtën mënyrë edhe në ambasadën britanike.

Në momentin e arrestimit kishte me vete një thikë, një shishe benzinë dhe një pistoletë. Policia thekson se ai është liruar para pak ditësh nga burgu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA