SHBA, kujtesa e 47 vjecares ka ngelur në 1994-ën

18/08/2010 14:35

Një 47 vjecare nga SHBA-ja është bërë shumë e njohur në vendin e saj por fatëkeqësisht jo për shkak të ndonjë aftësie të vecantë por për shkak të një paaftësisë së vecantë.

Truri i Michelle Philpots e ka ndalur kohën që në vitin 1994 dhe që prej atëherë ajo nuk kujton asgjë nga jeta e përditshme. Këtë rast e ka prezantuar spektakli “Today Show” në NBC nëpërmjet profesorit Gary Small.

Gruaja është goditur nga amnezia anterogarde duke humbur kujtesën pas dy aksidenteve të rënda. Ajo nuk mund të lexojë një libër sepse pasi ndërron faqe nuk e kujton dot atë që ka lexuar më parë dhe shpesh herë gjatë bisedave harron atë që thotë.

Me pak fjalë, kujtesa e saj fshihet dhe rikthehet aty ku ka ngelur, në vitin 1994. 47 vjecarja nuk kujton as që është martuar dhe bashkëshorti Ian i tregon përditë fotot e martesës.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA