Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të vendeve të Pesëshes, pa praninë e mediave.

Sipas RTK-se, ky takim është zhvilluar pak javë para kërkesës së Serbisë për një Rezolutë të re për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas mendimit të GJND-së i cili vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur parimet dhe të drejtën ndërkombëtare.

Serbia, ditë më parë, ka dërguar rreth 50 emisarë nëpër vende të botës për ta penguar pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, nëpërmjet një letre u kanë kërkuar të gjithë krerëve të shteteve anëtare të OKB-së që të votojnë kundër projektrezolutës serbe, e cila pritet të jepet për votim gjatë javëve të ardhshme.

Top Channel