Rritet tensioni Moskë-Bukuresht

18/08/2010 08:20

Rumania ka arrestuar një diplomat rus pas ndalimit që iu bë në Moskë një diplomati rumun me akuzën e spiunazhit.

Në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Jashtme, protestohet kundër asaj që konsiderohet “dhunim i rëndë nga Moska”.

Sipas notës së protestës, arrestimi është i pavend. Nga ana tjetër Rusia shprehet se diplomati rus u kap në flagrancë ndërsa po përpiqej të merrte informacione sekrete për ushtrinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA