Serbia i ka kërkuar ndihmë Shkupit në OKB për rezolutën që do të paraqesë atje për Kosovën.

Por zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi thotë se vendi i tij e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe mendon se Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim që do të bjerë në kundërshtim me veprimet e deritanishme.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë që në momentin kur vendosi për të pranuar qeverinë e Kosovës ka ndjekur parimet e parashikuara në planin e presidentit Ahtisari dhe ka ndjekur vijën e partnerëve dhe aleatëve tanë rreth proçesit të pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Ademi.

“Për sa i përket inciativës serbe në OKB mendoj se Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim i cili do të bjerë në kundërshtim me veprimet e deritanishme”, theksoi ai.

Top Channel