Ministri i Ekonomisë dhe Finanacave, Ahmet Shala në Bruksel ka deklaruar se Kosova është pranë anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.

Shala është shprehur optimist se Kosova do të mund të marrë votat e nevojshme që të jetë pjesë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm dhe se rrethanat pas publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përmirësuar.

Eurokomisionari për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, shprehu mbështetjen e Brukselit për anëtarësimin e Kosovës.

Rehn tha se anëtarësimi në BERZH mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh dhe anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore në vitin 2009.

Top Channel