Pheniani hapet ndaj Twitter dhe Youtube

18/08/2010 12:55

Koreja e Veriut kërkon të shfrytëzojë fenomenet e momentit në internet për të reklamuar regjimin komunist në sytë e botës.

Twitter dhe YouTube janë dy dyert ku ka trokitur regjimi i Phenianit dhe këtë SHBA e shikon si një zhvillim shumë pozitiv. Komentin në favor të hapjes së Koresë së Veriut në botën virtuale, e ka bërë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Pheniani ka ngarkuar rreth 80 video në YouTube, shumica e të cilave me përmbajtje patriotike dhe shumë të tjera me kritika ndaj Koresë së Jugut. Në një video anglisht 6 minutëshe i thuren lavde liderit suprem Kim Jong-il, i cili konsiderohet “gjenerali i dërgua nga qielli”.  

Top Channel