Serbët e Bosnjës kanë paralajmëruar se nëse OKB-ja njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë ata do të shpallin pavarësinë e rajonit serb në këtë vend.

Kjo deklaratë e bërë nga anëtari serb i presidencës boshnjake solli reagime të forta nga pjesa tjetër etnike e vendit.

Përveç myslimanëve ka reaguar edhe Zhelko Komkiç anëtar i presidencës nga ana e kroatëve të Bosnjes, i cili i ka konsideruar këto deklarata si mjaft të rrezikshme.   

Top Channel