Serbia do të shikojë një mundësi tjetër për të ndihmuar serbët e Kosovës pasi gjykata kushtetuese vendosi se shtesat në rroga që marrin serbët prej 50 përqind, ishin antikushtetuese.

Ministri për Kosovën Goran Bogdanoviç ka deklaruar se asgjë nuk do ta ndryshojë luftën për ruajtjen e territorit, por sipas tij vendimi është marrë dhe duhet respektuar.

Gjithsesi nga ana tjetër, sipas zyrtarëve serbë, duhet të ndihmohen serbët në Kosovë, pasi kjo rëndon gjendjen e tyre ekonomike.

Serbët nga Kosova janë ankuar nga këto vendime dhe kanë kritikuar qeverinë.

Top Channel