Moskë, alarm për bombë në zyrat e WTC

18/08/2010 14:25

Në Moskë, zyrat e World Trade Center,që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë (selisë së qeverisë ruse) u evakuuan  pas një telefonate anonime në polici për lëndë plasëse.

Lajmin e bën të ditur agjencia Interfax, duke cituar burime zyrtare të policisë.

Agjentët ndodhen ende në ndërtesë për të parë me imtësi të gjithë ambientin, ndërsa masat e sigurisë në kryeqytetin rus janë forcuar.

Masa të sigurisë janë marrë edhe në metro, në stacionet hekurudhore dhe në vendet e transportit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA