Në veri të Mitrovicës po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe nga Kosova, nga autorë tani për tani të paidentifikuar.

Sipas kësaj deklarate ajo bëhet në emër të ashtuquajturës “Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Beogradi zyrtar dhe liderët politik serbë të Kosovës janë distancuar ajo, duke thënë se ata që e kanë bërë atë nuk ia duan të mirën serbëve në Kosovë.

Deklarata serbe, autorët e së cilës tani për tani mbeten të panjohur, i kërkon të ashtuquajturit Kuvend të Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe të Metohisë që të miratojë siç thuhet “vullnetin e lirë të qytetarëve serbë për pavarësinë e territoreve të komunave të krahinës autonome”.

Sipas BBC-së, nxjerrja në qarkullim e një deklarate të tillë nuk mbështetet as nga Beogradi, as nga liderët politikë serbë të Kosovës, por duket se ajo është parë me një dozë shqetësimi në Prishtinë.

Top Channel