Oliver Ivanoviç funksionar i qeverise serbe ka kritikuar vendimin e qeverisë se Kosovës që i pengon hyrjen në territorin e Kosovës të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë.

Ivanoviç thotë se ai dhe ministri Bogdanoviç janë nga Kosova dhe askush nuk mund t’i pengojë ata.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e EULEX-it për këtë çështje.

Ai ka deklaruar se nesër do të shkojë në një fshat të Kosovës ku do të marrë pjesë në një festë.

Ai ka thënë se EULEX-i duhet t’ua mundësojë të gjithë qytetarëve që të hyjnë në Kosovë dhe të kenë lëvizje pa pengesa.

Top Channel