Afganistani, Pentagoni përgënjeshtron WikiLeaks

18/08/2010 18:45

Pentagoni ka përgënjeshtruar WikiLeaks: nuk ka asnjë qëllim të bashkëpunojë me ta.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka shpjeguar se nuk do të ndihmojë faqen të “fshijë të dhënat sekrete” nga 15 mijë dokumentet e rezervuara mbi luftën në Afganistan, që kanë ndërmend të publikojnë.

Më përpara themeluesi i faqes, Julian Asssange kishte lajmëruar se Pentagoni po merrte në shqyrtim faktin nëse do të bashkëpunonte më ta ose jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA