UNMIK-u është i gatshëm t’i mbështesë bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit, si dhe të ndërmjetësojë në to. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Rasel Giki.

Ai ka thënë se UNMIK-u i përkrah dhe i mbështet bisedimet e depolitizuara për çështjet teknike, por ka shtuar se natyra e bisedimeve varet nga Prishtina dhe Beogradi.

Giki gjithashtu ka thënë se Kombet e Bashkuara e mbështesin rolin që Bashkimi Evropian mund ta ketë kur është fjala për bisedime mbi perspektivën evropiane të rajonit.

Top Channel