Shkencëtarët: Nafta në det ende shqetësuese
17/08/2010 21:05
70-79 % e naftës së derdhur në Gjirin e Meksikës nga platforma e kompanisë BP nuk është pastruar ende.
Këtë e bëjnë të ditur disa shkencëtarë pas një studimi të hollësishëm në ujërat e detarë të pjesës jugore të SHBA-ve. Sipas këtij studimi, BP dhe qeveria amerikane kanë mundur të pastrojnë vetëm pjesën e ndotur të sipërfaqes por ujërat në thellësi vazhdojnë të jenë të ndotur.
Sipas llogaritjeve, mendohet se në Gjirin e Meksikës ndodhen edhe rreth 3 milionë fuci nafte poshtë sipërfaqes.
Top Channel