Shkarkohet nga puna, nxjerr në shitje veshkën

17/08/2010 19:10

Kriza ekonomike ka lënë një shënje të thellë në jetët e njerëzve dhe pasojat e saj vihen re qartë edhe në ditët e sotme kur mendohet se vala më e madhe ka kaluar.

Një italian me banim në Udine është pushuar nga puna dhe për të zëvendësuar boshllëkun ekonomik ai ka nxjerrë në shitje në internet një prej veshkave të tij.

52 vjecari punonte si përgjegjës administrativ në një kompani private por tashmë duhet të kthejë sytë nga qielli për të siguruar jetën. Shpesh herë ai kishte tentuar të siguronte një punë tjetër, por pa sukses, cka e bëri të mendojë se shitja e një prej organeve do t’i siguronte ushqim për të mbajtur gjallë gjithë familjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA