Rusi, martesë ose pushim nga puna

17/08/2010 21:30

Martesë ose pushim nga puna. Kjo është “oferta” që u ka bërë manjati rus Vasily Boiko 6500 punëtorëve të firmës së tij “Vash Finansovy Popechitel”.

Milioneri rus, një ultrakonservator ortodoks, javën e shkuar u ka shkruar një letër të gjatë vartësve të tij ku i ka kërcënuar të gjithë ata që “vazhdojnë të jetojnë në mëkat”.

Ai u ka dhënë dy muaj kohë punonjësve, në të kundërt ata që nuk kanë vendosur ende unazë në gisht do ta shohin veten në mes të rrugës. 14 tetori, dita kur celebrohet festivali ortodoks rus është caktuar si dita e fundit për punonjësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA