Michael Douglas ka tumor në fyt
17/08/2010 10:00
Michael Douglas ka një tumor në fyt. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit e revistës “People”.
Aktori i njohur amerikan, 65 vjeç, fitues i çmimit Oscar, do t’i nënshtrohet shumë shpejt radioterapisë dhe kimioterapisë për një periudhë prej 8 javësh.
Mjekët kanë këshilluar një shtrim të tij në spital.
“Jam shumë optimist”, ka qenë komenti i Douglas, sipas deklaratave të zëdhënësit të tij.
Top Channel