Kinë, gruaja zbret në fushë dhe rreh arbitrin
17/08/2010 13:00
Një tifoze kineze është bërë protagoniste e një incidenti në një ndeshje futbolli, teksa ka zbritur në fushë dhe ka rrahur arbitrin me një shishe uji.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një derbi të qytetit të saj në Dalian, provinca verilindore kineze e Liaoning, në takimin mes Dalian Aerbin dhe Dalian Yteng.
Ndeshja ka përfunduar 2-0 për Dalian Yteng, por gjatë ndeshjes tifozeria kundërshtare ka akuzuar arbitrin që ka favorizuar fituesit.
Top Channel