Itali, ndërron jetë ish-presidenti Cossiga
17/08/2010 13:55
Ndërron jetë në moshën 82-vjecare ish-presidenti italian Francesco Cossiga.
Ish-kreu italian i shtetit vdiq pas mesditës, ndërsa mediat folën për një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore gjatë natës së kaluar.
Cossiga u zgjodh si kreu i senatit italian në 12 korrik të vitit 1983 dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 1985, kur u zgjodh president i vendit.
Francesco Cossiga dha dorëheqjen dy muaj para përfundimit të mandatit në vitin 1992.Më pas ai u shpall si Senator i përjetshëm.
Top Channel