Ministrja greke e Ambientit, Tina Birbili nëpërmjet një letre dërguar homologes së saj italiane, shpreh shqetësimin e Athinës zyrtare lidhur me vendimin e qeverisë së Romës për fillimin e operacioneve të shpim- kërkimit për rezerva hidrokarburesh në detin Libian, disa dhjetra milje detare ne jug të Kretës.

Sipas ministres greke te Ambientit, nxjerrja e hidrokarbureve ne thellesi me te medha se 1000 metra, rrezikon ta ktheje Mesdheun dhe ekosistemin e saj ne nje varreze te stermadhe. Burime prane Ministrise Greke te Ambientit, shprehen se kuadrati detar qe eshte caktuar prej qeverise italiane dhe nje konsorciumi italiano-libian, ndodhet shume afer zones se interesit ekonomik te Greqise ne jug te Kretes.

Ndonese jane edhe kater kompani greke qe po pergatiten intensivisht per fillimin e kerkimeve ne detin Egje dhe Jon, Athina shpreh shqetesimin e saj se kerkimi i hidrokarbureve prej kompanive te medha, pa u marre me pare masa te rrepta monitorimi te ambientit, mund te demtojne jo vetem zonen e kerkimeve por edhe gjithe Mesdheun. Nje katastrofe e ngashme me ate te British Petroleum ne gjirin e Meksikes mund te demtoje shume rende industrine me te rendesishme te rajonit, turizmin.

“Nxjerrja e naftes, gazit dhe produkteve te tjera te ngjashme me to nga thellesi me te medha se 1000 metra dhe rreziqet qe teknologjia e nxjerrjes se saj ka ne kete moment, mund te shkaktoje tragjedi ekologjike te se njejtes grade ose edhe me te rende se situata ekologjike e krijuar ne gjirin e Meksikes muajt e fundit. Ndaj eshte i detyrueshem krijimi i nje mekanizmi monitorues, funksionimi i te cilit do te mund te shmange shume probleme ekologjike ne rajon. Nje ngjarje tragjike me permasa si ajo e gjirit te Meksikes, ose me e rende se ajo, ka shume gjasa qe ta demtoje faunen dhe floren e Mesdheut, deri ne shkaterrimin e saj te plote. Ndaj me autoritetin e postit tim, ju kerkoj zonja ministre, te kerkoni prej kompanive te interesuarate shtyjne kerkimet, deri ne plotesimin e kritereve te mbrojtjes se ambientit dhe pa dyshim ngritjen e nje mekanizmi monitorues te Bashkimit Europian per kete qellim”, shkruan ne letren e saj ministria greke e Ambientit.

Kohet e fundit jane publikuar rezultatet e disa ekspeditave kerkimore ne Mesdhe, te cilat bejne fjale per rezerva te medha hidrokarburesh ne thellesine e detit, pikerisht ne kuadratin prej disa mije miliesh kartore ne zonen midis Libise, Kretes, Qipros dhe Izraelit. Mesohet se tema e shfrytezimit te hidrokarbureve dhe burimeve te tjera nenujore ne rajon ka qene ne tryezen e bisedmeve midis kryeministrit grek, Jorgos Papandreu dhe homologut te tij izraelit, Benxhamin Nenanjahu ne Athine. Ndonese nuk pati shume komente lidhur me kete ceshtje, Athina dhe Tel Avivi shprehen te vedosura ne qendrimin e tyre per krijimin e nje alenace ne te cilen do te beje pjese edhe Qipro qe tashme ja ka dhene fushat e saj te kerkimit kompanive amerikane, per shfrytezimin sa me shpejte te ketyre rezervave, te cilesuara si nga me te medhate ne bote.

Top Channel