Chavez: ‘Jo’, ambasadorit amerikan

17/08/2010 08:00

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, ka refuzuar të akreditojë Larry Palmer, i vendosur nga SHBA-të si ambasador në Karakas.

Ai ka paralajmëruar se do të përjashtohet nga vendi nëse do përpiqet të futet në vend.  

Chavez e konsideron të pamundur që Palmer mund të marrë këtë detyrë, pasi është shprehur në mënyrë të “gabuar” për situatën e brendshme venezueliane.

Presidenti i ka kërkuar Barack Obama të “gjejë një tjetër kandidat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA