Behrami, e fejuara kërkon Italinë

17/08/2010 13:20

Transferimi i Valon Behramit në Romë ka një tifoze më shumë: të fejuarën e tij.

Sipas “Daily Mail”,  zvicerani me origjinë kosovare do të pëlqente një kthim në Itali për motive familjare.

Elena Bonzanni nuk gjendet mirë në Londër, nuk është e lumtur dhe nuk beson se kryeqyteti anglez është vendi i duhur për të rritur vajzën e saj Sofia, 18 muajshe.

Për këtë arsye Behrami nuk do të hidhte poshtë kalimin e tij tek klubi i Claudio Ranierit.

“Nuk do kisha asnjë problem të luaja me Romën. Jam një profesionist dhe jap gjithnjë më të mirën në çdo situatë. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, kështu që jam ende i West Ham-it”, është shprehur zvicerani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA