BB, hua 900 mln dollarë Pakistanit

17/08/2010 13:35

Banka Botërore do t’i japë Pakistanit një hua 900 milon dollarë, për t’i ndihmuar vendit në rindërtimin afatgjat pas përmbytjeve më të rënda që përfshinë vendin.

Banka e përshkroi impaktin ekonomik nga shkatërrimi si të madh. Një zyrtar tha se rindërtimi i vendit mund të zgjasë më së paku 5 vjet.

Ndërkohë Mark Malloch Brown ka qenë ish numri dy i Kombeve të Bashkuara dhe ka ndihmuar në krijimin e Grupit Ndërkombëtarë të Krizave.

“Në të vërtetë jo. Kemi të bëjmë me një krizë mjaft konfuze ka mosmarrëveshje sa i përket shifrave, sa vetë janë prekur sa jetë njerëzore janë humbur, për udhëheqjen e Pakistait, e kështu më radhë.
Ndaj është shumë e vështirë për qeveritë donatore për të mos folur pastaj për opinioni publik donator që të bindet terësisht për seriozitetin e krizës, kur presidenti i vëndit filmohet në vilën e tij private në Francë, apo vazhdon vizitën e tij qeveritare në Britani”, u shpreh Mark Malloch Brown.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA