Australi, transplanti i parë i një zemre artificiale

17/08/2010 10:40

Është kryer për herë të parë në Australi dhe në hemisferën e jugut transplanti i një zemre artificiale.

Zemrën e ka marrë një 50 vjeçar, djalë i një emigranti kalabrez, Angelo Tigano.

Gjatë një ndërhyrjeje prej 5 orësh, dhjetë ditë më parë në spitalin St Vincent’s të Sydney, është hequr zemra e tij dhe është vendosur aparati.

Pacienti ka deklaruar se ndihet shumë mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA