Zhurmat nuk ju zgjojnë? Meritë e trurit

16/08/2010 09:00

Disa persona arrijnë të flenë edhe nëse jashtë ka zhurmë të tmerrshme trafiku, ndërsa disa të tjerë shqetësohen edhe prej një mize apo mushkonje.

Shkak bëhet aktiviteti i një zone të trurit gjatë gjumit. Studimi është publikuar në revistën ‘Current Biology’.

“Sleep spindles” janë valë të vecanta të prodhuara gjatë stadit dy të gjumit.Sic shpjegon një grup kërkuesish nga Massachussets General Hospital janë pikërisht këto valë që formojnë një mbrojë kundër zhurmave që vijnë nga ambienti duke lejuar një gjumë të thellë.

Top Channel