Tërmet 4.5 Rihter në Siçili
16/08/2010 15:50
Një tërmet me magnitudë 4.5 gradë Rihter u regjistrua në brigjet siçiliane në Itali.
Sipas të dhënave të autoriteteve vendase, lëkundjet sizmike u regjistruan rreth 6 kilometra në distancë nga qyteza e Liparit në ishujt Eolie në veri të Siçilisë. Epiqendra ka qënë në një thellësi prej 19 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë më shumë zonat veriore të Siçilisë, përfshirë edhe Mesinën. Autoritetet njoftojnë se tërmeti ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe se nuk raportohen të lënduar prej tij.
Top Channel