Stallone pushton kinematë amerikane

16/08/2010 19:45

Sylvester Stallone kalon në klasifikim Julia Roberts duke arkëtuar të ardhurat më të mëdha gjatë fundjavës në Amerikën e Veriut me filmin “The Expendables”.

Heroi i muskujve arkëtoi 35 milionë dollarë në SHBA dhe Kanada tre ditë pas premierës. Julia Roberts me filmin Eat Pray Love” arkëtoi 23.7 milionë dollarë. Ky është një tjetër sukses për aktorin amerikan që duhej të kishte dalë në pension.

Një sukses të ngjashëm ai njohu edhe me serinë e katërt të sagës “Rambo”. Ky është një gëzim i dyfishtë për Stallone-n që është edhe regjisor në filmin “The Expendables”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA