Në vijim të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u kanë dërguar këto ditë nga një letër krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , si dhe udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare, cila bën thirrje për njohjen e Kosovës.

Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media të hënën bëri të ditur se letra i është dërguar edhe organizatave si Konferenca Islamike, Liga Arabe, Caricom-i, Organizata e Shteteve Amerikane, OSBE-ja, Këshilli i Evropës etj. Po ashtu, kjo letër i është dërguar edhe Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri.

Letra, sipas Telegraf, bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë. Po ashtu, u kërkon vendeve anëtare të OKB-së që ta refuzojnë përkatësisht të votojnë kundër rezolutës së sponsorizuar nga ana e Serbisë, e cila pritet të jepet për votim gjatë javëve të ardhshme.

Top Channel