Rreziku për rritjen e rrahjeve të zemrës është i lidhur ngushtë me peshën e madhe trupore, cka përbën rrezik serioz për një iktus.
Kjo ndodhta është një arsye e fuqishme përse njerëzit duhet të përpiqen të mbajnë nën kontroll linjat e trupit të tyre. Studimi është realizuar nga disa shkencëtarë zvicerianë dhe amerikanë, të cilët kanë ndjekur 34 mijë raste për 13 vjet rresht.
Në 834 raste u vu re se me kalimin e viteve u shfaq problemi i rrahjeve të shpeshta të zemrës dhe të gjitha këto raste kishin fituar shumë kile gjatë viteve të fundit. Studimi ka zbuluar gjithashtu se nëse trupi rikthehet në gjendjen e mëparshme, edhe rreziku i shtimit të rrahjeve të zemrës, ulet.
Ky studim lidhet ngushtë me shqetësimin e viteve të fundit për mbipeshën. Në SHBA vuajnë rreth 2.3 milionë njerëz nga rrahjet e shpeshta të zemrës, ndërsa rastet e iktuseve janë 75-100 mijë cdo vit.
Top Channel