Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se është e pamundur që Serbia me personelin e saj të ndihmojë në ruajtjen e manastireve serbe dhe objekteve të tjera në Kosovë.

“Ne kemi policinë tonë e cila do të mbrojë manastiret të cilat janë pasuri kulturore e Kosovës”, ka thënë Rexhepi për mediat serbe.

Duke reaguar në deklaratën e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Dacic i cili të dielën në Graçanicë ka thënë se Serbia është e gatshme të ndihmojë me staf të saj në ruajtjen dhe sigurimin e manastireve dhe objekteve me rëndësi historike në Kosovë, Rexhepi ka deklaruar se kjo është vetëm “dëshirë e parealizueshme e individëve”.

Top Channel