Pushime të “lira” në breg

16/08/2010 20:10

Në këto ditë të nxehta gushti, objektivi i kamerës së Top Channel vazhdon të fokusohet aty ku një pjesë e adhuruesve të plazheve kanë zgjedhur të marrin rrezet e diellit dhe freskinë e detit, në bregdetin e jugut.

13 km nga Himara e mbipopulluar ne kete periudhe gjendet fshati Qeparo. Ai i vjetri ne faqen e siperme  te malit, pjesa e re e pozicionuar me poshte dhe plazhi.

Fluksi i pushuesve bie ndjeshem krahasuar me fqinjet dhe bashke me ta ulen edhe cmimet. 30.000-40.000 leke eshte shpenzimi i 15 diteve ne garsoniere.

Ndryshon disi panorama ne Borsh, ku numri i pushuesve eshte me i larte, se bashku me ate te shtepive, hoteleve, restoranteve. Ketu, edhe pse pa shume liri zgjedhjeje, gjithsesi mund te shijohet edhe jeta e nates. Per sa i perket qendrimit, ne vartesi te vendit te zgjedhur prane ose larg detit, dy dhoma kushtojne nga 60.000-80.000 ne 15 dite. Garsonierat: 35.000-40.000 mije.

Ne fshatin e Lukoves shtepite jane prane njera-tjetres, te rrethuara nga pemet dhe lulet. Garsonierat ketu kushtojne mesatarisht 3000 leke per nate, ndersa 2 dhoma e nje guzhine deri ne 7000 per nate. Pamjet nga dritaret mundesojne gjelberimin e ullinjve te shumte te zones dhe sigurisht detin.

Per te tjera plazhe te bukura dhe me qendrime edhe me te lira, njerezit na tregojne per Bunecin, drejt te cilit spostohemi serish. Dhomat per nate shkojne nga 2500-3000 leke. Aktivitetet e gjalleruara nuk jane ne rend te dites ne keto zona, por per ata qe ne vend te pare vendosin qetesine dhe banjot e diellit, pushimet ketej do te ishin te pershtatshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA