Pakistani, OKB: 3.5 mln fëmijë në rrezik
16/08/2010 19:10
OKB publikoi një raport, sipas të cilit 3.5 milionë fëmijë të prekur nga përmbytjet, rrezikohen nga sëmundjet infektive në Pakistan.
Në raportin e tyre, Kombet e Bashkuara i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar për nisje të menjëhershmë të ndihmave drejt vendit aziatik për të parandaluar viktimat e mëtejshme të përmbytjeve.
Ndërkaq në vend kanë mbërritur avionët e parë amerikanë me ndihma. Dërgesat e para janë çadra që pritet të strehojnë rreth 80 mijë persona të cilët kanë mbetur në qiell të hapur në zonat e goditura nga përmbytjet.
Top Channel