Njolla e zezë, Obama bën banjo me të bijën

16/08/2010 08:45

I shoqëruar nga gruaja Michelle dhe vajza Sasha, Barack Obama ka kaluar fundjavën në Gjirin e Meksikës dhe është larë në det.

Presidenti amerikan ka notuar pikërisht në zonën e goditur nga njolla e zezë, tani e pastruar, për t’u treguar banorëve të goditur nga katastrofa se është pranë tyre.

Obama është larë me vogëlushen Sasha, edhe pse jashtë vëshgimit të gazetarëve.

Top Channel