Ndihmë sociale për motrën e David Beckham

16/08/2010 12:55

Motra e madhe e David Beckham, futbollistit të njohur britanik, është e pafat.

Sidomos ditët e fundit Lynne Beckham  është gjithnjë dhe më rëndë, pasi ka bërë kërkesë për ndihmë nga shteti. Lynne merr vetëm 200 euro në javë, aq sa milioneri David fiton në dy sekonda.

Lynne Beckham, në jetën e saj nuk ka patur shumë fat. Prej kohësh e persekutojnë probleme ekonomike dhe sentimentale; me bashkëshortin Colin Every, me të cilin ka tre fëmijë, po kryen procedurat e divorcit. Sipas shtypit burri në të kaluarën ka patur probleme me kokainën.

Edhe lidhja e saj e re me Kevin Briggs nuk duket e mirë. Ky i fundit ka qëndruar tetë muaj në burg pasi dhunoi ish-të dashurën. Tani Lynne Beckham kërkon ndihmë nga shteti, sepse nuk po ia del dot më.

Miq pranë futbollistit thonë se David ka mbetur i cuditur dhe i tronditur nga ajo që ka marrë vesh prej mediave, dhe nuk e dinte se e motra e tij ishte keq ekonomikisht.

Prej vitesh raporti motër e vëlla ishte ftohur mjaft. Marrëdhëniet e cuditshme të Lynne nuk i kanë pëlqyer asnjëherë David.

Megjithatë ka qenë ai që i ka blerë shtëpinë ku jeton sot Lynne.

Futbollisti gjithnjë ka deklaruar se e ka porosi prej të atit që të kujdeset për motrat e tij. Në fakt edhe për motrën e vogël 28 vjec Joanne, David ka bërë shumë duke e ndihmuar që edhe ajo të blejë një shtëpi të sajën. Joanne punon part-time si parukiere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA