Komiteti Lokal për Siguri Publike i Komunës së Mitrovicës vlerësoi të hënën se gjendja e përgjithshme në komunë gjatë dy javëve të fundit, ka qenë e qetë dhe pa probleme të theksuara.

Nënkryetari i Komunës, Rizah Haziri, vlerësoi se gjatë kësaj periudhe gjendja e sigurisë në komunë ka qenë dukshëm më e relaksuar dhe se nuk është shënuar asnjë incident i rëndë që do të ndikonte në përkeqësimin e saj.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se përveç që nuk është shënuar asnjë incident, gjatë dy javëve të fundit, falë angazhimit të Policisë së Kosovës, është shënuar rënie e të shtënave nga armë zjarri nëpër ahengje dhe është shtuar dukshëm lëvizja dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve dhe automjeteve nga pjesa veriore në atë jugore të qytetit dhe anasjelltas.

Top Channel