Izraeli: Të gatshëm për bisedime me AP

16/08/2010 17:50

Autoritetet izraelite u shprehën të gatëshme të rinisin bisedimet e paqes me palestinezët, por sipas tyre, pa vendosur parakushte për to.

Lajmi publikohet nga mediat vendase të cilat citojnë burimet qeveritare të Tel Avivit. Bisedimeve direkte mes Autoritetit Palestinez dhe Izraelit morën dritën jeshile edhe prej Lidhjes Arabe, e mbajtur pak ditë më parë në Kajro të Egjiptit.

Palestinezët kanë kundërshtuar bisedimet direkte me Izraelin për sa kohë ky i fundit vazhdon me ndërtimet kolone në Çisjordani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA