Iran, në të gjithë vendin 10 centrale bërthamore

16/08/2010 18:25

Sanksionet ndërkombëtare dhe presionet diplomatike duket se nuk po funksionojnë në ndaljen e programit bërthamor të Iranit.

Sipas medias shtetërore iraniane, nga fillimi i vitit të ardhshëm, saktësisht rreth muajit mars, në vend parashikohet nisja e punës për ndërtimin e 10 qendrave të reja të pasurimit të uraniumit në të gjithë vendin.

Më 21 gusht pritet të mbërrijë në centralin e Bushehrit dërgesa e parë me karburant bërthamor nga Rusia. Materiali, sipas iranianëve, do të përdoret për qëllime paqësore, por komuniteti ndërkombëtar këmbëngul se Teherani po tenton ndërtimin e një arme bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA