Iraku ende pa qeveri

16/08/2010 21:05

Kur kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vend, Iraku ende ndodhet në udhëkryq politik, pa një koalicion qeverisës.

Bisedimet mes partisës së ish-kryeministrit Al Allaui dhe asaj të kryeministrit në detyrë, Al Maliki u ndërprenë papritur duke vështirësuar edhe më shumë situatën e rënduar politike të krijuar në vend.

Al Allaui shprehet se Al Maliki duhet të kërkojë falje të gjithë sunitëve pas deklaratës në një televizion vendas ku kryeministri i cilësoi propozimet e Al Allauit si propozime sunite.

Politika irakiane ndodhet e ndarë në 4 spektre kryesore. Në muajin maj u arrit një marrëveshje mes partisë së Al Malikit dhe asaj radikale sunite, por vendimi i Al Malikit për të rikandiduar si kryeministër i vendit përçau koalicionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA