Hillary Duff martohet me Mike Comrie

16/08/2010 12:45

Hillary Duff, zyrtarisht është martuar me partnerin e saj Mike Comrie.

Aktorja-këngëtare 22 vjecare dhe futbollisti i Hockey-t, sipas revistës ‘Ok!” kanë zhvilluar ceremoninë e tyre të dasmës në Santa Barbara,në Kaliforni, në mes 100 të ftuarve. Hillary kishte veshur një fustan të stilit sirenë të stilistes Vera Wang. Në altar 22-vjecaren e shoqëroi mamaja Susan dhe pesë shoqëruese, përfshirë motrën Haylie.

Duff dhe Mike Comrie janë bashkë që prej vitit 2007, janë takuar gjatë një udhëtimi në Idaho dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë më.

“Nuk mund të jem më e lumtur dhe më me fat se kaq. Nuk ka person në botë që të thotë qoftë edhe një fjalë te keqe për Comrie”, thotë Hillary. Nuk dihet se ku do ta kalojë cifti muajin e mjaltit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA