Νjë valë e motit të nxehte ka përfshire gjithë Greqinë në fundjavën që sapo lamë pas.

Temperaturat qe regjistroi Sherbimi Sinoptik i vendit ishin pothuajse ne te gjitha zonat nga 35 deri ne 39 grade Celcius.
 
Nga Korfuzi e deri ne Ksanthi ne kufijte me Turqine dhe nga Selaniku e deri ne Athine , i nxehti eshte bere i padurueshem ,ndersa ne nivele te larta ka qene edhe lageshtia e ajrit.
 
Edhe per ditet ne vazhdim meteorologet parashikojne temperatura te larta qe te marten ose te merkuren do te kalojne mbi 40 grade celcius.
 
Ne gatishmeri ndodhen organet shendetsore per dhenien e ndihmes se pare personave qe pesojne asfiksi nga temperaturat e larta, ndersa specialistet keshillojne njerezit te mos qarkullojne pa shkak ne oret e mesdites dhe te konsumojne sa me shume lengje.

 Ne Athine bashkia e qytetit ka lene hapur edhe gjate dites se diele Qendren e Pritjes dhe Ndihmes per te pastrehet si dhe Sherbimin social te saj per tu ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.  
 
Rruget e qyteteve te medha pothuajse jane boshatisur edhe per shkak te daljes se madhe te banoreve nga qendrat e banuara ,me rastin e festes me te madhe fetare te Greqise, sic eshte ajo e 15 gushtit, dites se Shen Merise.

Top Channel