Francë, punësimi drejt rritjes
16/08/2010 15:30
Pas të dhënave pozitive mbi rritjen ekonomike për 3 mujorin e dytë të këtij viti, të tjera bilance pozitive vijnë nga autoritetet franceze.
Këtë radhë bëhet fjalë për punësimin. Sekretari i Shtetit, Laurent Ëauquiez në një intervistë për gazetën e përditëshme, “La Tribune” deklaron se Franca ka nisur të ripunësojë sërish pas krizës ekonomike dhe se kjo punësimi do të vazhdojë të rritet sërish, sipas tij, në nivele më të larta në fund të këtij viti dhe në nisje të vitit të ardhshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, në tremujorin e dytë të këtij viti në Francë u hapën 35 mijë vende pune të reja kundrejt 78 mijë vendeve të punës të humbura me të njëjten periudhë të 2009-ës.
Top Channel